Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ka kërkuar sërish nga qytetarët të denoncojnë të gjitha rastet abuzive të administratës publike. Nga turi i llogaridhënies në Urën Vajgurore, ai tha se asnjë nuk mund të vazhdojë punën nëse neglizhon detyrën.

 “Nuk jemi për të mbledhur vota, por për të mbledhur shqetësime dhe për të parë sesi punon çdo drejtues lokal”.

Sa i takon zonës, Klosi tha se ka një potencial të madh për zhvillimin e agroturizmit.

“Është një zonë që është porta e hyrëse të qarkut të Beratit, një nga qarqet më të zhvilluara përsa i përket turizmit . Na duhet më shumë shpejtësi që në Urën Vajgurore të krijojmë modele të agroturizmit, për prodhimet e shkëlqyera dhe kulinarinë e kësaj zone për të pasur mundësi që të punojmë me kryetaren e bashkisë për të dhënë modelet e para që këto të shërbejnë si model për të zhvilluar zonën”.

Sa i takon denoncimeve ne portalin qeveritar, Klosi tha se çdo problem merr zgjidhje brenda 10 ditëve.

Tv Klan