Turistët anglezë humbasin në Theth, gjenden pas disa orësh – TV KLAN

Turistët anglezë humbasin në Theth, gjenden pas disa orësh

Tre turistë anglezë të cilët ndodheshin në Theth për turizëm malor, humbën komunikimin mbrëmjen e së dielës, duke bërë që policia dhe banorët e zonës të nisnin kërkimet për gjetjen e tyre. Komunikimi i fundit me ta ishte në zonën e Qafë Thores, ku kërkuan ndihmën e policisë.

Uniformat blu, në bashkëpunim me banorët, nisën kërkimet për të gjetur tre turistët anglezë. Pas disa orësh, ata u lokalizuan dhe aktualisht janë strehuar në një bujtinë në fshatin Bogë. Turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. /tvklan.al

Kategori
AktualitetTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione