Mbi 28 mijë vizita në amfiteatër dhe muzeun arkeologjik

Më shumë se 28 mijë turistë vizituan dy nga objektet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në Durrës, amfiteatrin dhe muzeun arkeologjik. Shifrat janë më të larta krahasuar me vitet e kaluara.

Alban Ramohitaj – Drejtor i Qendrës Muzeale, Durrës: Kemi pasur në muzen arkeologjik deri në Shtator 12 mijë vizitorë, ndërsa në amfiteatër kemi shifër më të lartë. Janë në shifrat e 16 mijë vizitorëve për këtë vit, nga Janari deri në Shtator.

Pak ditë më parë muzeu arkeologjik u mbyll pasi do ti nënshtrohet restaurimit të plotë.

Alban Ramohitaj – Drejtor i Qendrës Muzeale, Durrës: Do të kemi një muze arkelogjik pas një viti krejtësisht ndryshe nga ai që kemi pasur deri më sot. Do e kemi të rikonceptuar, rikonstruktuar dhe me një linjë muzeore ndryshe nga kjo që ka qenë dhe kanë parë vizitorët deri më sot.

Pas rreth një viti, Durrësi do të ketë të restauruara tërësisht, muzeun arkeologik, torrën veneciane, hamamin mesjetar dhe shtëpinë muze të Aleksandër Mojsiut. Kjo ndërhyrje bëhet me fondin e Bashkimit Europian EU4CULTURE.

Tv Klan