Ajri i pastër, laguna dhe bregdeti tërheqin turistët

Qytetarë nga Kosova kanë zgjedhur bregdetin e Divjakës për të kaluar pushimin e fundjavës. Ajri i pastër dhe hapësira e madhe e pyllit janë disa nga arsyet e tërheqjes së turistëve gjatë gjithë vitit në ketë zonë.

Bregdeti i Divjakës është zgjedhur edhe nga shume maturantë për të festuar. Për shkak të situatës dhe masave anti-COVID ata kanë zgjedhur të festojnë në natyrë dhe jo ambiente të mbyllura.

Pylli i madh me pisha, laguna, shëtitjet me varka, shpendët dhe kafshët e egra janë vendet që një vizitor zgjedh t’i shohë gjithmonë në Divjakë.

Edhe pse jemi në muajin dhjetor, temperaturat e larta dhe ditët me diell kanë favorizuar vizitorët që të jenë të shumtë dhe të frekuentojnë këtë zonë.

Tv Klan