Shkak, përshkallëzimi i konfliktit

Këto radhë të gjata automjetesh që duan të kalojnë në urën e ngushticës Kerç që lidh Krimenë me Ruisnë u krijuan pas shpërthimit të madh të së Martës në një bazë ushtarake ruse pranë Sevastopolit.

Janë turistët rusë që kalojnë pushimet verore atje, të cilët të tmerruar nga sulmi po marrin arratinë e kthimit në Rusi, nga frika se edhe gadishulli përfshihet nga luftimet që ka hapur ushtria ruse në Ukrainë. Këto pamje tregojnë turistët rusë nëpër plazhet e Sevastopolit, të cilët tronditen në momentet e shpërthimit në bazë.

Imazhet satelitore dëshmojnë shkatërrimin në këtë bazë ajrore të disa avionëve luftarakë rusë, edhe pse Moska e mohon. Dyshimet janë që ukrainasit të kenë kryer një sulm me dronë, ndërsa pala ruse ia vë  fajin një shpërthimi aksidental në depon e municioneve.

Tv Klan