Viti 2025 pritet të jetë një tjetër vit rekordesh në turizëm. Sipas raportit të fundit të Institutit të statistikave, në muajin Shkurt, strukturat akomoduese shënuan një rritje të ndjeshme të vizitorëve dhe net qëndrimeve, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. 

Sipas INSTAT vizitorët gjithsej u rritën me 29,9%, ku ata jo-rezidentë shënuan një rritje prej 32,2 % dhe rezidentë 26,4 %.  

Ndërkohë që edhe koha e qëndrimit gjithsej në stuktura akomoduese ka pësuar rritje me 34,2 %. Të huajit net qëndrimet i kanë rritur me 35.4%.

Rritja më e madhe e vizitorëve të huaj u shënua në hotelet në zonat jo-bregdetare, me një rritje prej 29%.

Peshën më të madhe të turistëve në Shkurt të cilët u akomoduan në stukturat pritësë në Shqiëpri, e zënë italianet, me 22 % duke spostuar shtetasit nga Kosova në vend të dytë me 16%.

Të tretë në listë renditën turistët nga Gjermania me 7%, më pas renditën ata nga Mbretëria e Bashkuar dhe Franca kontribuan përkatësisht me 6% dhe 4% të vizitorëve.

Këto të dhëna reflektojnë prirjen e rritjes së turizmit hyrës nga tregjet kryesore të rajonit dhe Europës. Norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele arriti në 16,5%, krahasuar me 16,7% në Shkurt 2024, diferenca e vogël në zbritje është për shkak se ky vit ka sjell edhe një rritje të nurmit të strukturave akomoduese.

Klan News