Pamjet që po shihni nuk janë të xhiruara jashtë periudhës së sezonit turistik, por i përkasin javës së dytë të Korrikut.
Siç duket shumica e shezllongeve janë bosh, dhe vërehet një numër i vogël pushuesish. Videot janë xhiruar në Jalë, Dhërmi dhe Golem.
Pse ndodh kjo?
Zak Topuzi, kreu i Shoqatës së Hoteleri–Turizmit, i cili është në kontakt të përditshëm më subjektet akomoduese, thotë se problemeve të përvitshme që ka turizmi në Shqipëri, këtë vit ju shtua edhe kriza politike që çoi në anulimin e shumë rezervimeve.
Sipas te dhënave të hotelerisë, shkak për numrin e ulët të pushuesve në plazhet e jugut janë anulimet e rezervimeve nga italianët që vjet zinin një treg të rëndësishëm.
Ndërsa sa i përket Golemit, ka një rënie të numrit të turistëve sllovenë, çekë dhe polakë.
Por çfarë ndodh me pagesat kur ka anulime?
Frika më e madhe është për ndikimin negativ që do të japë situata politike vitin që vjen, ndaj bëhet thirrje për stabilitet!
Jehona që i kanë dhënë mediat e huaja krizës politike në Shqipëri sipas Zak Topuzit ka dhënë efektin negativ.
Klan Plus