Pamjet që po shihni nuk janë të xhiruara jashtë periudhës së sezonit turistik, por i përkasin javës së dytë të Korrikut.

Siç duket shumica e shezllongeve janë bosh, dhe vërehet një numër i vogël pushuesish. Videot janë xhiruar në Jalë, Dhërmi dhe Golem.

Pse ndodh kjo?

Zak Topuzi, kreu i Shoqatës së Hoteleri–Turizmit, i cili është në kontakt të përditshëm më subjektet akomoduese,  thotë se problemeve të përvitshme që ka turizmi në Shqipëri, këtë vit ju shtua edhe kriza politike që çoi në anulimin e shumë rezervimeve.

Sipas te dhënave të hotelerisë, shkak për numrin e ulët të pushuesve në plazhet e jugut janë anulimet e rezervimeve nga italianët që vjet zinin një treg të rëndësishëm.

Ndërsa sa i përket Golemit, ka një rënie të numrit të turistëve sllovenë, çekë dhe polakë.

Por çfarë ndodh me pagesat kur ka anulime?

Frika më e madhe është për ndikimin negativ që do të japë situata politike vitin që vjen, ndaj bëhet thirrje për stabilitet!

Jehona që i kanë dhënë mediat e huaja krizës politike në Shqipëri sipas Zak Topuzit ka dhënë efektin negativ.

Klan Plus