Në emisionin “Rudina” në Tv Klan është folur për një histori mjaft të bukur dashurie e cila sapo e dëgjon ngjason me atë të filmave. Ata janë pare rastësisht në rrugicat e Kievit dhe ka qenë dashuri me shikim të parë. Bëhet fjalë pikërisht për historinë e Tatjanës, një zonjë nga Ukraina e cila u dashuria me një djalë shqiptar, Bledin dhe tashmë jetojnë në Shqipëri, ku kanë krijuar familjen e tyre, janë prindër të 3 vajzave.

Prej disa vitesh kanë ndërtuar jetën e tyre në Tiranë, kanë një  agjencie turistike ku sjellin turistë ukrainas për të kaluar pushimet ne vendin tonë. Gjithashtu Bledi është dhe Konsull Nderi i Ukrainës në Shqipëri e ndërsa Tatjana është kthyer në promovuese të Shqipërisë. Ajo shprehet se Shqipëria është kthyer në një nga destinacionet e preferuara të ukrainasve dhe se janë të shumtë ata që rikthehen çdo sezon veror.

Rudina Magjistari: Turistët më të shumtë nga Ukraina zgjedhin pikërisht Shqipërinë, sa e saktë është kjo?

Tatjana: Sot kemi arritur që sot për sot ne kemi 15 avionë në javë vetëm nga Ukraina. Kemi filluar sezonin shumë herët këtë vit, në 25 Prill është ulur avioni i parë dhe planet janë që të zgjasin deri në fund të Tetorit. Gjithsesi në plan kemi që të jetë sezon i gjithë viti pa u ndërprerë.

Rudina Magjistari: Cilat janë destinacionet shqiptare më të preferuara për ta?

Tatjana: I gjithë bregdeti duke filluar që nga pjesa e Durrësit deri në Ksamil. Ka dhe ture të kombinuara, kur ata pushojnë në plazh ata shikojnë edhe vendin, si eskursion kulturor, për të provuar kuzhinën, për të parë historinë e Shqipërisë. Janë të kënaqur dhe shumë turistë rikthehen sërish gjatë sezonit veror. Sot për sot është Shqipëria një nga destinacionet më të preferuara. /tvklan.al