Not në lumë dhe vizitë në Ujëvarën e fshatit

 “40 km në lindje të Tiranës gjendet Shëngjergji. Ky fshat është kthyer në destination turistik jo vetëm për turistët që vijnë dhe vizitojnë Tiranën por edhe për vetë kryeqytetasit.”

Rruga për në Shëngjergj kalon mes maleve. Pamja është magjepsëse. Në disa momente ajo vështirësohet, por mjaft të jesh i vëmendshëm dhe tabelat të paralajmërojnë për rrezikun.

Gjelbërimi është ajo që bie në sy për gjatë gjithë rrugëtimit. Bizneset në këtë zonë janë të vendosura përgjatë lumit duke ju krijuar kështu mundësi turistëve jo vetëm të shijojnë ushqimin bio por edhe të provojnë një ditë plazhi në lumë.

“ Ka shumë turistë dhe dita e diel është e ngarkuar. Vijnë deri në 200 veta po dhe më shumë. Këtu çdo gjë është bio”.

Por ajo që tërheq më shumë turistët është Ujëvara e Shëngjergjit. Makina shkon deri pranë saj.

Ujëvara e Shëngjergjit është një nga pikat më të frekuentuara sa i takon kësaj zone. Rruga deri në ujëvarë është 15 minuta megjithatë rruga gjendet kollaj se është e pajisur me shenja orientuese.

Ujëvara e Shëngjergjit është një nga pasuritë natyrore të Tiranës përpara disa vitesh njihej vetëm nga. banorët e zonës dhe qëndronte në mes malesh ndërsa tani është kthyer në një destinacion të vërtetë turistik e pajisur edhe me sinjalistikë orientuese që të sjell direkt në ujëvare.

Një pjesë e turisteve nuk i rezistojnë tundimit për tu larë në ujin e akullt që vjen direkt nga mali me gropa.

Për disa qëndrimi në ujëvarë është i shkurtër, por askush nuk largohet pa shkrepur disa foto të saj.

Të largohesh nga freskia që të dhuron ujëvara është e vështire, por rruga e kthimit duket me lehtë.

Tv Klan