Një britanik, turist në Spanjë ka hequr të gjithë rrobat për të festuar në mënyrën e tij ardhjen e shiut në Benidorm. Ky moment i pazakontë është filmuar nga një DJ i një klubi të natës gjë që po bën xhiron e rrjetit. Sipas DJ, kjo nuk është hera e parë që turistët në këtë zonë zhvishen për të festuar ardhjen e shiut.

“E vërteta është se nuk më befasoi shumë. Shumë turistë, jo vetëm britanikë, natyrisht, priren të bëjnë këtë lloj gjëje kur bie shi, veçanërisht kur janë të dehur. Nuk mendoj se ishte gjëja e duhur zhveshja në mes të zonës publike, por gjithsesi secili mban përgjegjësi për veprimet e veta”, tha ai.

Në pamjet e bëra publike, turisti shihet duke u rrotulluar në një pellg të krijuar nga shiu jashtë një lokali.

Në sfond, dëgjohen qytetarët që ishin pjesë e këtij momenti duke qeshur. Videon mund ta shikoni duke klikuar këtu.

/tvklan.al