Një turisteje i ka buzëqeshur fati teksa ka qenë duke pritur avionin. Në aeroportin e Las Vegasit, turistja teksa priste fluturimin e saj për destinacionin e radhës ka menduar që të kalojë kohën e lirë duke luajtur tek makinetat e lojërave të fatit.

Por gruaja nga Teksasi nuk e kishte menduar asnjëherë që të arrinte të fitonte më shumë se 300 mijë Dollarë.

Ajo shihet në një video që tashmë është bërë virale në mediat sociale teksa gëzohet dhe nuk e beson që ka arritur që të fitojë më shumë se 300 mijë Dollarë.

Momenti i fitores së shumës së madhe të parave është filmuar dhe drejtuesit e aeroportit kanë përgëzuar turisten.

Ajo ka arritur që të kapë një  “jackpot”. Rekordi i shumës më të madhe të fituar 3.96 milionë Dollarë, ndërsa në muajin Korrik të vitit të shkuar një vizitor nga Kalifornia fitoi  873,000 Dollarë./tvklan.al