“Një shtator i zi për Italinë”,

kështu e konsideroi kryebashkiakja e Romës, Virginia Raggi muajin që po lemë pas, pas një sërë sulmesh seksuale të raportuara në të gjithë vendin.  

Zyrtarët në Romë po bëjnë thirrje për rritjen e sigurisë pasi një grua gjermane thuhet se ishte lidhur dhe përdhunuar në një park, gjatë natës.

Thuhet se turistja u grabit dhe më pas u përdhunua në parkun Villa Borghese, në veri të qendrës së kryeqytetit italian.

Brenda 24 orësh, policia në Catania tha se arrestuan një burrë të akuzuar për përdhunimin e një doktoreshe tek e cila ai kishte shkuar për të kërkuar ndihmë.

Këto lajme vijnë pas një valë përdhunimesh të raportuara në të gjithë vendin, duke bërë që kryetarja e bashkisë së Romës, ta quajë muajin që po lëmë pas “një Shtator i zi për Italinë.”

Sulmet vijnë pas një rasti në Firence ku dy studente amerikane thanë se ishin sulmuar seksualisht nga dy karabinierë pasi policiët u ofruan që t’i dërgonin ato në shtëpi, ndërsa turistet po ktheheshin nga një disko. 

Rasti i tyre është nën hetim, ndërkohë që të dy policët janë pezulluar nga puna.

Më herët në Gusht, një turiste polake pretendonte se ishte përdhunuar në grup dhe se partneri i saj u rrah brutalisht në një plazh në Rimini, një destinacion i preferuar për turistët./tvklan.al