Mes makinave të shumta që hynin në Shqipëri mes pikës doganore të Morinit, rreth 200 të rinj të projektit ‘Smile Albania’ pastruan zonën në të dy anët e kufirit. Së bashku me ta ishte edhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, përfaqësues të Bashkisë Kukës dhe të komunës së Prizrenit.

“Shqipëria, pa dyshim, edhe në këtë vit, do të kalojë numrin e 5.5 milionë turistëve të huaj dhe po t’i shtojmë edhe turistët shqiptarë në shifra që kthehen në 6 milionë turistë që kanë shfrytëzuar bregdetin dhe pasuritë tona natyrore”.

Ministri Klosi tha se ka ardhur koha që të dyja anët e bjeshkëve të trajtohen me projekte rajonale mjedisore dhe turistike për zgjidhjen e problematikave dhe zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit.

Tv Klan