Gjiknuri: Bashkia e Vlorës duhet të punojë më shumë për të trajtuar mbetjet urbane

Në kuadër të fillimit të sezionit turistik Ministri i Turizmit Blendi Klosi dhe deputeti i Vlorës, Damian Gjiknuri, ishin në një fushatë pastimi në ishullin e Sazanit. Ministri Klosi tha se hapja e ishullit për turistët është bërë nëpërmjet bashkëpunimit të dy ministrive, e Turizmit dhe ajo Mbrojtjes.

Ministri tha se mirëmbajtja e destinacioneve turistike është dhe përgjegjësi e Bashkisë së Vlorës, e cila do të bëjë dhe trajtimin e mbetjeve urbane. Deputeti Gjiknuri tha se shqetësimi i turistëve në Vlorë ka qenë pastrimi mbetjeve dhe se bashkia duhet t’i kushtoj më shumë vëmendje.

Klan News