Pak ditë para nisjes zyrtare të sezonit turistik, kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu kërkoi nga bizneset që operojnë përgjatë vijës bregdetare që të kenë fokus të veçantë te pastërtia.

Ai pati një paralajmërim edhe për ata që nuk respektojnë hapësirat publike në plazh duke i zënë me shezlongë.

Autoritetet në Lezhë janë të fokusuar edhe te infrastruktura si dhe te parkingjet për një mbarëvajtje sa më të mirë të sezonit turistik.

Klan News