Për 5 mujorin gjysmë milion më pak turistë se dy vite më parë

Turizmi me vizitorë të huaj rezulton të jetë gjallëruar në muajin Maj duke arritur në vlera të njëjta me vitin 2019, periudhë kur nuk kishte bllokim të kufijve për shkak të pandemisë së Covid-19.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, muajin e kaluar kanë hyrë në vendin tonë 328 mijë shtetas të huaj, kundrejt 401 mijëve që hynë në 2019-n.

Pjesën më të madhe të turistëve sërish vijojnë ta mbajnë vendet e rajonit: Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, me 70% të hyrjeve, ndërsa rritje të konsiderueshme kanë njohur edhe shtetasit nga Polonia, Zvicra dhe SHBA.

Rënien më të lartë të hyrjeve në territorin shqiptar e kanë patur Greqia dhe Anglia, por gjallërim të lëvizjeve ka patur me Italinë dhe Gjermaninë, edhe pse larg shifrave të dy viteve më parë.

Pavarësisht gjallërimit të lëvizjeve muajin e kaluar, bilanci 5 mujor i këtij viti kundrejt 2019-s rezulton me gjysmë milion turistë më pak, ndërsa numri i vizitorëve është rritur me 300 mijë krahasuar me vitin 2020.

Klan News