Opinion-Në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu mbi “Turizmi në Shqipëri III” trajtohet imazhi i Shqipërisë turistike në vitet ’80-’90.
Shqipëria në atë periudhë ishte ndaluar dhe ata pak turistë të huaj që vinin ishin të ndaluar të përdornin kamera. Kamerat e tyre bllokoheshin në Aeroportin e Rinasit dhe iu ktheheshin kur ata largoheshin nga Shqipëria.
Trajtimi i turizmit si degë kryesore ekonomike ishte i pamundur nga shteti komunist, sepse nuk cilësohej si një sektor i rëndësishëm ekonomik, por si një sektor ideologjik dhe propagandistik. Turistët e huaj, për të vizituar Shqipërinë është dashur të jenë më shumë se 20 persona dhe me një program standard, kurse udhëtimet individuale nuk ishin të lejuara.
Gjatë kësaj kohe, ato pak vende që vizitoheshin ishin zona e plazhit të Durrësit dhe qytetet më interesante në jug dhe juglindje të vendit. Kurse zonat veriore si Kukësi, Bajram Curri etj, filluan në vitet e ‘90. Gjatë periudhës së sundimit komunist, Shqipëria njohu një zhvillim fare të vogël dhe të politizuar.
Pas viteve ‘90, me rënien e sistemit komunist, turizmi filloi të vlerësohej si një nga degët kryesore ekonomike. Disa masa të cilat ndikuan në zhvillimin e turizmit ishin heqja e vizave, lejimi i kontakteve mes shqiptarëve dhe të huajve, nxitja e sektorit privat në fushën e turizmit etj. Gjatë periudhës së viteve të komunizmit, Shqipëria përbënte më pak se 1.6% të turistëve të huaj të ardhur në Ballkan./tvklan.al