Turizmi në Shqipërinë e viteve ’30 (Video Arkiv) – TV KLAN

Turizmi në Shqipërinë e viteve ’30 (Video Arkiv)

Shqipëria në vitet ’30 ishte një destinacion i panjohur për të huajt dhe promovimi thuajse nuk ekzistonte.

Shtëpia gjermane e filmit siç quhej në atë kohë në bashkëpunim me Istituto Luce folën për Shqipërinë. Emisioni “Opinion”, i gazetarit Blendi Fevziu realizuar me 21 Qershor 2011 tregon Shqipërinë e parë nga të huajt në vitet 1914-1938. Në materialin e përgatitur prej tyre tregohet jeta shqiptare e atyre viteve. Ai ishte ndër të parët materiale të plotë dhe me zë që rrëfente Shqipërinë.

“Historia e larmishme e shqiptarëve është arsyeja e përzierjes së popullsisë, e pranishme edhe sot në vend. Pothuajse ¾ e vendit është malësi, e ashpër dhe e papopulluar. Blegtoria luan rol kryesor, ndërkohë punët më të mëdha bëhen nga gratë. Në zonën përreth liqenit të Ohrit vendi është më i pasur. Aty kultivohet misër dhe Ohri gjendet 800 metra mbi nivelin e detit. Në perëndim ka ultësirë midis maleve dhe detit. Në bregdet shtrihen qytetet Vlorë dhe Durrës. Në Vlorë në 1912 formohet mbretëria e parë shqiptare. Porti më i afërt me Brindizin është ai i Durrësit. Janë ndërtuar ura dhe rrugë të reja hekurudhore. Myslimanë, ortodoksë e katolikë jetojnë pranë njëri-tjetrit. Në pazar ka shumëllojshmëri produktesh tradicionale vendi. I pasur me peshq është edhe liqeni i Shkodrës. Kruja, është qyteti ku ka lindur heroi kombëtar i Shqipërisë, Gjergj Kastriot Skënderbeu në shekullin XIV”, thuhej në dokumentarin e Shqipërisë turistike të 1935-ës parë nga gjermanët.

Dokumentari bëri xhiron e Europës së plotë të asaj kohe, u shfaq kudo me mjaft interes duke dhënë një imazh të Shqipërisë që ishte krejtësisht e panjohur për të huajt.

*Ky material është pjesë përbërëse e Arkivës së Televizionit Klan për vitet 1998-2012

Kategori
Lajme nga EmisionetOpinion - DosierTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*

Emisione