“Check In” që transmetohet në Tv Klan udhëtoi kësaj radhe drejt Amsterdamit, qytetit që vlon në çdo stinë të vitit.

Drini Zeqo dhe Albana Nanaj na sollën një dimension tjetër të këtij qyeti, i cili gjatë natës zgjon një tjetër dimension të tij, muzeume erotike, shfaqje kërcimtarësh për të rritur, dyqane me objekte për kënaqësi të llojeve të ndryshme, janë disa nga gjërat që mund të gjenden në lagjen e dritave të kuqe.

Turizmi seksual për shkak se prostitucioni është i legalizuar, e bën një ndër atraksionet e këtij vendi.

Në zonën që njihet si lagjja e dritave të kuqe punojnë rreth 400 gra dhe vajza të cilat qëndrojnë në dritare apo përtej xhamve të vitrinave duke sfiduar edhe turistin më të turpshëm që t’u afrohet.

Këto rrugë janë edhe një kuriozitet për të gjithë njerëzit që nuk duan të marrin asnjë shërbim të kësaj natyre, por duan që të shohin se si kjo punë është e organizuar.

Një ndër këshillat kryesore është të bëhet kujdes me fotografitë sepse në të kundërt në këtë zonë përballesh me reagime jo shumë miqësore.

Drini Zeqo: Jemi në lagjen e dritave të kuqe, në lagjen e shumë frekuentuar nga të gjithë.

Albana Nanaj: Amsterdami ka dy gjëra ekstreme që janë të legalizuara. Po të shohësh rrugicat këtu janë gjithmonë plot.

Drini Zeqo: Ne në fakt mezi po flasim këtu…

Albana Nanaj: Jo vetëm kaq, por na shqetëson dhe tymi i hashashit, në çdo moment, në çdo cep të rrugës, e ndjen kudo, kështu që turistët do të tërhiqen gjithmonë nga këto gjëra./tvklan.al