Turjan Hysko dhe Orinda Huta janë bërë prindër për herë të parë. Pritja e gjatë e çiftit u shpërblye me një vajzë të bukur e të shëndetshme, të cilën e quajtën Atara.

Lajmi u bë i ditur nga vetë autori i Klanifornias, Turjan Hysko, në një postim në rrjetin social Instagram.

Ai postoi një foto të ëmbël duke mbajtur në krahë vogëlushen, ku nuk e kurseu humorin:

“Atara, lëre Tik Tok-un, vrap gjumë tani!”, shkruan Hysko në foton e parë si baba./tvklan.al