Turjan Hysko pret të bëhet baba. Këtë lajm e ka dhënë vetë Hysko dhe bashkëshortja e tij, Orinda Huta, disa ditë më parë ku treguan se presin një vajzë.

I ftuar sot në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, drejtuesi i spektaklit Klanifornia ka treguar se si ndihet tani që e di që do të baba.

Në fakt nuk e di si mund ta shpreh si ndjesi, mendoja që kam qenë gati gjithë jetën për tu bërë baba. Kam pak frikë kur shikon ato goditjet tek barku Orindës. Me shpresën e Zotit shpresoj që gjithçka të shkoj mirë. Që do dhurojë shumë dashuri kjo është e sigurt, se sa i mirë do jem nuk e di”, tha Turjan Hysko.

Më tej u pyetje nga drejtuesja e emisionin, Alketa Vejsiu, nëse ka në plan për fëmijë të tjerë por tha se kjo nuk varet vetëm prej tij. Para fëmijëve Hysko tha se puna më e bukur është të bëhet baba./tvklan.al