Hasan Demircan një nënshtetas turk i cili jeton prej vitesh në Shqipëri është bërë pjesë e emisionit “Historia ime” në Tv Klan, ku ka shprehur një shqetësim të madh në lidhje me fqinjën e tyre që e kanë pranë shtëpisë. Ajo ka një sjellje anormale, bërtet, shan, gjuan me gurë, në drejtim të shtëpisë së Hasanit, por jo vetëm, në drejtim të kalimtarëve dhe makinave të parkuara duke bërë dëme të mëdha. Gjatë emisionit Hasani ka treguar edhe disa pamje që i ka filmuar gjatë momenteve kur ajo bëhet agresive, gjuan me gurë dhe i hyn tek shtëpia pa lejën e tij.

“Erdhi para një viti dhe e u vendos në një hyrje, jeton vetëm dhe është beqare.Në fillim filloi të bënte sherr me motrën e saj të madhe. Ata nuk kanë duruar dot dhe ndërtuan një mur, i ndanë pallatet. Ajo ngeli pa ujë dhe si komshie që e kam unë i dhashë ujë me zorrë për njerëzillëk. E shof që ajo heq zorrën dhe uji ikën kot. I thashë unë të jap ujë për njerëzillëk, por ky është ujë e paguaj me lekë, kontrolloje nëse është zorra në vend apo jo i kam thënë. Në fillim ka filluar duke dëgjuar muzikë me zë të lartë, ka filluar të bëjë sherre dhe të shajë, tani ka filluar me gurë. Unë nuk e kam ofenduar asnjëherë, por një ditë ka filluar të shajë para nuses time dhe e kam thirrur policin”, është shprehur Hasani.

Hasani ka xhiruar dhe momente kur ajo gjuan me gurë nga shtëpia e saj makinat dhe kalimtarët. Në një video tjetër fqinja i hyn si hajdute në shtëpinë e turkut dhe i kërkon që ta mbyllë kamerën. /tvklan.al