Veteranët e ekipeve të trevave shqiptare mblidhen në Kosovë

Një trune në nderim të Fadil Vokrrit. Veteranë të disa skuadrave të trevave shqiptare u mblodhën në Prishtinë. Nga Shqipëria ishte Flamurtari i Vlorës, ndërsa këtë aktivitet ku rezultati nuk kishte rëndësinë kryesore u fitua nga Shkëndija e Tetovës.

Ndeshjet u zhvilluan në stadiumin e Prishtinës që mban emrin e Fadil Vokrrit, i cili u shua 1 vit më parë pas një ataku kardiak. Vokrri është një legjendë e futbollit mbarëshqiptarë, ndërsa si President i Federatës së Futbollit të Kosovës ndihmoi për njohjen e saj ndërkombëtarisht.

Tv Klan