Turneu i pestë i Trofeut të FIFA World Cup™ mbërriti në Tiranë më 22 Maj 2022, duke i dhënë komunitetit shqiptar të futbollit mundësinë për të përjetuar çmimin më të lakmuar të futbollit. 

Turneu i Trofeut të FIFA World Cup™ nisi në maj 2022 në Dubai dhe do të vizitojë 51 kombe futbolli dhe, për herë të parë do të vizitojë edhe të gjitha 32 vendet kualifikuese të FIFA World CupTM, duke frymëzuar popujt në mbarë botën. 

“Unë e di vetë se si ngritja e trofeut të FIFA World Cup™ mund të emocionojë miliona tifozë. Është një nder të jem këtu në Shqipëri dhe e kam parë pasionin për futbollin në të gjithë Evropën. Me 51 ndalesa anembanë botës, unë nuk kam dyshim se Turneu nga Coca-Cola do të frymëzojë dhe do të angazhojë, gjithashtu, një numër të paprecedentë të yjeve në rritje të futbollit nga ky rajon”, tha Gilberto Silva, Ambasador i Turneut të Trofeut të FIFA World Cup™ nga Coca-Cola.

Aktiviteti i mirëseardhjes në Shqipëri u zhvillua në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) në Tiranë, në praninë e Kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama. Futbollistët e rinj, me dhe pa aftësi të kufizuara intelektuale, të përzgjedhur nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) dhe Special Olympics Albania patën mundësinë të luajnë futboll në kopsht pranë Trofeut të FIFA World Cup™, të udhëhequr nga Gilberto Silva dhe legjenda shqiptare e futbollit, Lorik Cana. Në këtë ambient u organizua edhe një ekspozitë për historinë e futbollit shqiptar, falë bashkëpunimit me FSHF. Ardhja e Turneut të Trofeut të FIFA World CupTM nga Coca-Cola në Shqipëri është një rast për të promovuar gjithëpërfshirjen përmes sportit. Për këtë arsye, ky Turne shënoi edhe fillimin e zhvillimit të një projekti bazuar në përgjegjësisë sociale me FSHF, mbështetur nga Coca-Cola.

“Nuk ka asnjë simbol më të fuqishëm në botën e sporteve se Trofeu Origjinal i FIFA World Cup™”, u shpreh Luca Busi, President i Coca-Cola Bottling Shqipëria. 

“Turni i Trofeut FIFA World CupTM nga Coca-Cola do të ngrejë dhe do të entuziazmojë fansat në çdo hap të Turneut dhe ne jemi të kënaqur të sjellim Trofeun Origjinal të FIFA World Cup™ për herë të parë në Shqipëri. Një vend ku Coca-Cola ndihet si në shtëpinë e saj pas dekadash prezence dhe vlerësimi të vazhdueshëm nga konsumatorët”.

Kjo nismë është shembulli i fundit i lidhjes së fortë që ka Coca-Cola me vendin. Historia e Coca-Cola’s në Shqipëri filloi 28 vjet më parë, kur Coca-Cola Bottling Shqipëria (CCBS) hapi dyert e saj dhe që atëherë, Coca-Cola është një kontribues krenar në ekonominë dhe kulturën e vendit.

Kompania Coca-Cola ka patur një marrdhënie të kahershme me FIFA, që prej 1974 dhe ka qenë një sposor zyrtar i FIFA World CupTM që prej 1978. Coca-Cola ka reklamuar në çdo stadium të FIFA World CupTM që prej 1950 dhe është prej shumë kohësh, një mbështetëse e futbollit në të gjitha nivelet e tij.