Aktiviteti është pjesë e kalendarit të Federatës Botërore

Më shumë se 80 mundës nga 10 vende do të garojnë këto ditë në turneun memorial Muhamet Malo. Presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, Sahit Prizreni tregon veçorinë e këtij aktiviteti që nisi këtë të premte në sallën sportive Feti Borova në Tiranë.

“Është turneu i parë pjesë e kalendarit të Federatës Botërore që organizohet në Shqipëri. Unë jam i bindur që me numrin e shteteve dhe numrin e sportistëve tanë do të ketë një konkurrencë”.

Pjesëmarrës janë mundës nga vendet e rajonit, por edhe nga Britania e Madhe, Italia apo Austria. Ndeshjet do të zhvillohen në të dy stilet, klasik dhe të lirë. Pritet që ky aktivitet të jetë çdo vit pjesë e kalendarit të Federatës Botërore të Mundjes.

Tv Klan