Një sulm me bombë i ka marrë jetën dy ushtarëve turq dhe një civil u plagos rëndë.  Ngjarja ka ndodhur në lindje të Turqisë në provincën lindore Bitlis, raportojë mediat turke.

Autoritetet lokale akuzojnë për sulmin Partinë Punëtore të Kurdëve, PKK.

Forcat turke të sigurisë filluan kërkim të gjerë për agresorët. PKK gjendet në listën e organizatave terroriste në Turqi, SHBA dhe Bashkimin Europian. Bëhet fjalë për një organizatë e cila më shumë se tre dekada zhvillon fushatë të armatosur kundër Turqisë.

Këtë fushatë e intensifikoi në korrik të vitit 2015 dhe në këto sulme kanë humbur jetën më shumë se 1.200 persona, duke përfshirë edhe pjesëtarë të forcave turke të sigurisë dhe civilë./tvklan.al