Lajme Arkiva – TV Klan 2000

19 të vdekur mes tyre 17 të burgosur janë regjistruar deri tanë në revoltën e burgjeve turke e cila shpërtheu para tre ditësh. Të burgosurit vazhdojnë të kërkojnë që mos ta vuajnë dënimin nëpër qeli të vogla, pasi sipas tyre në qeli të veçanta, gardianët e kanë më të lehtë që të abuzojnë me ta. Por Turqia zyrtare shprehet për kërkesën e të burgosurve se është thjesht një shkak dhe se grumbullimi i të burgosurve nëpër qeli të mëdha do të nxiste krimin dhe revoltat.

Gjatë mëngjesit të sotëm disa prej të burgosurve janë dorëzuar tek forcat e policisë, ndërkohë e rëndë është edhe situata e të dënuarve të grevës së urisë. Mjekët thonë se 800 grevistë që janë në gjendje kritike refuzojnë të ushqehen. Ndërsa zyra e të drejtave të njeriut në Turqi deklaron, se numri i të vdekurve nëpër burgjet turke gjatë revoltës së tre ditëve të fundit është më i madh nga numri që japin burimet zyrtare./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori