berkinIndinjatë e përleshje në rrugët e disa qyteteve turke ka shkaktuar vdekja e 15-vjeçarit Berkin Evlan. Ai ndërroi jetën në një spital në Stamboll ku ndodhej në gjendje kome që prej protestave popullore të verës së kaluar, pasi u godit me kutinë e një bombe me gazlotsjellës në kokë. Ai nuk ishte pjesë e protestave por kishte dalë për të blerë ushqime.

Manifestuesit u përleshën gjatë natës me policinë në rrugët e Stambollit. Ata hodhën parrulla ku akuzonin kryeministrin Erdoan për korrupsion, duke e etiketuar gjithashtu si vrasës.

Dhunë gjatë protestave pati në disa qytete turke.

Kohët e fundit, kryeministri turk Rexhep Taip Erdoan është përballur me disa valë protestash, pas skandalit të korrupsionit ku u përfshi administrata e tij. Skandali konsiderohet si një prej sfidave më të mëdha në qeverisjen mbi 10 vjeçare të tij.

Redi Prifti