Pasi Franca i tregoi Turqisë vijat e kuqe në Detin Mesdhe, ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu e quan Presidentin Macron si histerik dhe kolonizator.

“Franca donte të krijonte shtet terrorist në Siri dhe pas ndërhyrjes sonë kjo ëndërr u shkatërrua. Pas kësaj Macron kaloi në gjendje histerizmi dhe nuk di çfarë bën. Në Mesdhe Franca ka qëllime të tjera. Është ajo që i jep zemër Greqisë. Pse ngatërrohet Franca me ato që ndodhin në Mesdhe? Macron duhet t’i kërkojë Turqisë falje. Ne po ndihmojmë vende që janë në nevojë ndaj Macron flet keq për Turqinë pasi ka qëllime për kolonizim në ato shtete ashtu siç Franca ka bërë në shekujt e kaluar”.

Cavusoglu përsëriti se Turqia është e gatshme të ulet në tryezë për të diskutuar dhe iu përgjigj pozitivisht ftesës së NATO-s për dialog, ndërsa diçka e tillë nuk pranohet sipas tij nga Greqia.

Por teksa flitet për dialog, Turqia zgjati deri në 12 Shtator kërkimet për naftë dhe gaz në det, çka i mban të tensionuara marrëdhëniet mes dy vendeve.

Klan Plus