Turqia bën një hap pas në Mesdheun lindor



Turqia bën një hap pas në Mesdheun lindor

13:00 14/09/2020

Tërhiqet “Oruç Reisi”, Greqia: I hapet rruga dialogut

Ankaraja i jep një shans zgjidhjes diplomatike të mosmarrëveshjeve për Zonat Ekskluzive Ekonomike në Mesdheun lindor me Athinën.

Zyrtarët turq vendosën të mos e zgjasin përtej 13 Shtatorit, misionin e anijes sondë “Oruç Reis” që kreu kërkime për gaz në zonat e diskutueshme të Mesdheut lindor që në 10 Gusht.

Ministri turk i mbrojtjes Hulusi Akar tha se anija ishte rikthyer me gjithë ekuipazhin e saj në brigjet e Antalias për riparime e furnizime në pritje të një urdhri të dytë për rinisjen e misionit.

Akar tha se tërheqja e “Oruç Reisit” nuk nënkupton heqjen dorë nga e drejta legjitime e Turqisë për shfrytëzimin e rezervave të gazit në Mesdheun lindor. Vendimi u përshëndet nga kryeministri grek Kiryakos Mitsotakis, i cili tha në një konferencë për shtyp në Selanik se tërheqja e anijes sondë i hap rrugë dialogut dhe është sinjal i heqjes dorë nga provokimet.

Tërheqja erdhi një ditë pas vizitës së Sekretarit amerikan të Shtetit Mike Pompeo në Qipro. Greqia ka rritur shpenzimet ushtarake dhe ka njoftuar blerjen nga e 18 avionëve Rafal, 4 fregatave dhe 4 helikopterëve nga Franca, që në këtë konflikt është renditur hapur në krah të Greqisë.

Tv Klan






Të ngjashme