Pas incidentit që ndodhi mes rojes bregdetare të Greqisë dhe një anije turke mallrash, në brigjet e Greqisë kanë mbërritur anije të rojes bregdetare turke.

Turqia ka dërguar tre anije pranë brigjeve të ishullit të Rodhosit, sipas agjencisë turke të lajmeve “Anadolu”.

Më herët, roja bregdetare greke qëlloi me armë një anije turke mallrash pasi kjo e fundit nuk ju bind urdhrit të tyre. Autoritetet greke kërkuan që anija turke të hynte në portin e Rodosit për një inspektim. Mediat greke shkruajnë se ka pasur dyshime që anija transportonte drogë.

Fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar nga të shtënat me armë. Pavarësisht se rojet bregdetare greke qëlluan 16 herë anijen turke, kjo e fundit nuk pati asnjë rrezik për t’u fundosur nëm ujë. Incidenti ndodhi në detin Egje.

/tvklan.al