Turqia dhe Rusia konfliktohen me SHBA



Turqia dhe Rusia konfliktohen me SHBA

16:00 28/12/2016

Në dy deklarata të veçanta, Turqia dhe Rusia kane akuzuar SHBA se janë duke mbështetur grupet terroriste që luftojnë kundër presidentit Bashar Al Assad në Siri.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të martën se kishte prova, që vërtetonin se koalicioni i udhëhequr nga SHBA në luftën në Siri mbështeste grupet terroriste atje, përfshirë ISIS dhe grupet militante kurde.

Akuza të tilla janë quajtur “qesharake” nga një zëdhënës i Departamentit Amerikan te Shtetit, ndërsa ky i fundit pranoi se situata në terren, në veri të Sirisë është mjaft komplekse.

Konflikti mes Turqisë dhe SHBA-se erdhi një dite pasi Ankaraja i beri thirrje për ndihme koalicionit që të mbështeste forcat turke në luftën kundër ISIS në Al-BAB, një qytet në veri të Sirisë, te cilin militantet kurdë janë përpjekur ta zaptojnë. Turqia i trembet një fitoreje të kurdëve, vetëm 25 km në jug të kufirit te saj, pasi sipas tyre do të shtyjë përpara separatizmin kurd brenda Turqisë.

Nga ana tjetër Rusia, tha se vendimi amerikan për të lehtësuar kufizimet në armatosjen e kryengritësve sirianë hap rrugën për dërgesat e raketave anti-ajrore, një lëvizje që do të kërcënonte drejtpërdrejt forcat ruse në vend./ TV KLAN







Të ngjashme