“Vendet europiane të marrin masa për shtetasit e tyre”

Ministri i Brendshëm i Turiqsë Süleyman Soylu thotë se vendi i tij do të riatdhesojë të gjithë ushtarët e Shtetit Islamik që mbahen në burgje apo kampe. Ai ka bërë kritika të forta për Bashkimin Europian që sipas tij nuk po i jep zgjidhje këtij problemi.

“Është e papranueshme për vende si Anglia apo Holanda që thjesht ua ka revokuar nënshtetësinë anëtarëve të tyre të ISIS duke ia lënë Turqisë të merret me këtë grup. Për ne kjo është e papranueshme. Është e papërgjegjshme. Turqia nuk është një hotel për terroristët e asnjë vendi. Ne do t’i dërgojmë ushtarët e ISIS të kapur në vendet e tyre”. 

Turqia mban të burgosur gjithashtu edhe ushtarë të arratisur nga ISIS në verilindje të Sirisë zonë që nga 9 Tetori kontrollohet nga forcat turke pas ofensivës mbi kurdët. ISIS e humbi të gjithë territorin e tij në rajon 6 muaj më parë dhe dhjetëra mijëra luftëtarë duke përfshirë rreth 2 mijë luftëtarë të huaj dhe familjet e tyre po mbahen në kampe paraburgimi.

Ofensiva ndaj forcave kurde që luajtën një rol kryesor në mposhtjen e ISIS ka ngritur shqetësimin për një ringjallje të mundshme të organizatës terroriste. Në këto kampe llogaritet se janë edhe rreth 70 shqiptarë, pjesa më e madhe e tyre gra dhe fëmijë.

Tv Klan