Turqia bëhet gati për të vënë karantinimin e parë të plotë që nga fillimi i pandemisë, për të parandaluar rritjen e përshpehtuar të infektimeve dhe rasteve të vdekjeve. Mbyllja e plotë duhet të hyjë në fuqi të Enjten.

Në këtë kohë, vitin e kaluar, Turqia shihej si një rrëfim suksesi në betejën kundër koronavirusit, kurse OBSH-ja kishte lavdëruar masat epidemiologjike.

Një vit më vonë Turqia gjendet në mesin e vendeve që më të goditura dhe me shkallën më të lartë të infektimeve në Evropë.

Siç njoftojnë agjencitë e lajmeve, autoritetet turke thonë se pandemia është nën kontroll, por rritja e infektimeve të reja është shqetësuese.

Në Mars të këtij viti qeveria turke amortizoi masat, kurse filluan të rriten infetimet. Në fillim të Prillit sërish u vendosën masa shtrënguese, por kjo nuk mjaftoi të parandalohen infektimet.

Gjatë Prillit ishin shënuat më shumë se 60 mijë raste të reja dhe më shumë se 300 raste të vdekjeve si pasojë e COVID-19.

Klan Macedonia