Kurti takon Erdoganin në Stamboll, diskutojnë dialogun, investimet dhe luftën kundër Gulenit

Presidenti turk Recep TayipErdogan tha se Turqia është e gatshme të ofrojë çdo mbështetje të mundshme për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor, nëse diçka e tillë kërkohet nga Kosova dhe Serbia. Ai këto komente i bëri në Stamboll, kur priti kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në konferencën e përbashkët për media, pas takimti, Kurti falënderoi Turqinë për “mbështetjen e zëshme” për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe në Këshill të Europës.

 “Në NATO na bashkon orientimi. Në Këshill të Europës vlerat. Në të dyja, na bashkon momenti kritik nëpër të cilin po kalon kontinenti i Europës”, tha kryeministri.

Ai tha se bashkë me Erdogan biseduan për raportet mes Kosovës dhe Turqisë, me theks të veçantë për mundësitë e reja të bashkëpunimit në rrafshin ekonomik e tregtar, të sigurisë e të mbrojtjes.

Presidenti turk tha se Turqia po vazhdon përpjekjet për t’u siguruar që Kosova të “arrijë pozicionin e merituar në arenën ndërkombëtare”, dhe u shpreh mbështetës për rrugëtimin dhe ambicien e Kosovës për integrim në organizatat ndërkombëtare.

 “Ne i kushtojmë rëndësi madhore zhvillimit të marrëdhënieve paqësore të Kosovës dhe të gjithë fqinjëve të saj. Në këtë drejtim ne mbështesim dialogun Kosovë-Serbi dhe presim që palët të dëshmojnë një qasje paqësore e konstruktive. Shpresojmë që procesi i dialogut me Serbinë të përmbyllet duke siguruar paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në rajon”, u shpreh Erdogan.

Paralelisht, Erdogan tha se diskutoi me Kurtinpër luftën kundër terrorizmit ndërsa e vuri theksin te lëvizja Hizmet, e klerikut FetullahGulen, të cilës Turqia i referohet me akronimin FETO dhe e ka shpallur organizatë terroriste.

Klan News