Turqia ka rritur ndjeshëm tarifat për importet e SHBA, duke përfshirë automjetet, alkoolin dhe duhanin. Një dekret i firmosur nga Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ngriti tarifat mbi makinat në 120%, në pijet alkooliket në 140% dhe me duhan gjethe në 60%.

Sipas BBC, Shtetet e Bashkuara dyfishuan tarifat javën e kaluar lidhur me refuzimin e Turqisë për të ekstraduar një pastor amerikan, i cili është i burgosur atje.

Monedha e dobësuar e Turqisë, lira, u zhyt më shumë se 20% në përgjigje të sanksioneve amerikane.

Duke shpjeguar tarifat e reja, zëvendëspresidenti turk Fuat Oktay tha se rritjet u urdhëruan “brenda kuadrit të reciprocitetit në shenjë hakmarrjeje për sulmet e ndërgjegjshme në ekonominë tonë nga administrata amerikane”.

Tarifat u rritën gjithashtu në kozmetikë, oriz dhe qymyr. Turqia më parë kishte thënë se do të bojkotonte produktet elektronike të SHBA./tvklan.al