Turqia liron dy ushtarët grekë

Turqia liron dy ushtarët grekë

19:13 14/08/2018

Turqia do të lirojë dy ushtarët grekë të arrestuar 5 muaj më parë, pasi shkelën gabimisht në territorin turk. Gjykata ka vendosur që ushtarët Angelos Mitretodis dhe Dimitris Kouklatzis të gjykohen në gjendje të lirë. Sipas mediave turke, vendimi i Gjykatës për lirimin e ushtarëve grekë nuk ka kufizime, kështu që ata mund të kthehen në Greqi ditën e nesërme.

Ndërsa mediat greke raportojnë se gjatë 24 orëve të fundit ka patur bisedime të shpeshta telefonike mes Ankarasë dhe Athinës, për të negociuar lirimin e tyre. Bisedimet kanë qenë në nivel politik dhe ushtarak. Sipas shtypit grek, ka patur presion edhe nga Uashingtoni për lirimin e ushtarëve grekë.

Ambasadori turk në Uashington ishte takuar me zyrtarë të sigurisë së qeverisë amerikane, të cilët i kanë kërkuar gjithashtu lirimin e pastorit amerikan të arrestuar në Turqi. Në këtë aspekt, lirimi i ushtarëve grekë nuk është rastësor.

/tvklan.al

Të ngjashme
UKT