Turqia me mungesa ndaj Shqipërisë

Turqia me mungesa ndaj Shqipërisë

17:15 08/10/2019

Gunes: Fitore me çdo kusht, me Francën si finale

Turqia i nisi përgatitjet po të hënën, ashtu si Shqipëria. Trajneri Senol Gunes grumbulloi 26 lojtarë për takimin me kuqezinjtë dhe më pas me Francën. Cengiz, Hasan Ali, Emre Kilinç janë mungesat për shkak dëmtimi, ndërsa Suat Serdar pranoi ftesën e Gjermanisë edhe pse ishte në planet e trajnerit të Turqisë.

Tekniku Gunes edhe pse e fitoi ndeshjen e parë me Shqipërinë në Shkodër, nuk e konsideron të lehtë takimin e kthimit.

“Do të luajmë me Francën që është favorite e grupit, por më parë do të luajmë me Shqipërinë që mund të them se është sfida jonë më e rëndësishme. Po e fituam atëherë kemi finalen me Francën”.

Turqia kryeson grupin kualifikues të Euro 2020 me pikë të barabarta me Francën, 15, ndërsa Shqipëria është e katërt në kuotën e 9 pikëve. Përballjen e së premtes do ta gjykojë rumuni Ovidiu Alin Hategan. Ai ishte arbitri i takimit kualifikues të Kupës së Botës, Zvicër – Shqipëri 7 vite më parë në Lucernë, ku vendasit fituan 2 – 0 me golat e Shaqirit dhe Ilner.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT