Turqia mundi 2 – 0 Francën të shtunën në Konia, duke marrë kreun e Grupit H me 9 pikë të plota, pjesë e të cilit është edhe Shqipëria. Skuadra e Senol Gunesh dominoi lojën, duke shpërfytyruar kampionët e botës. Franca ishte dorëzuar vetëm përballë Holandës në Ligën e Kombeve, prej kohës kur mori trofeun në Rusi.

Golat e realizuar në pjesën e parë nga Ayhan dhe Under ishin vendimtare për këtë takim. Franca duhet të përpiqet të bëjë kthesën të martën në fushën e Andorrës, rivali më modest i grupit, që u mund 1 – 0 nga Moldavia në Kishinjev. Fitoren më të thellë të mbrëmjes e arriti Rusia, 9 – 0 ndaj San Marino. Gjermania triumfoi 2 – 0 në Bjellorusi, ndërsa Italia ia doli të mundë 3 – 0 Greqinë.

Tv Klan