Në një ndeshje emcionuese dhe të luftuar deri në sekondën e fundit, Turqia mposhti Gjeorgjinë me rezultatin 3-1. Skuadra e drejtuar nga Vincenzo Montela e nisi kampionatin europian me tri pikë të rëndësishme në Grupin F.

Atmosfera ishte elektrizuese në “Iduna Park” me të dyja ekipet kërkuese për të fituar. Rezultati u zhbllokua në minutën e 25 nga Myldyr. Në minutën e 32’, tifozët gjeorgjianë festuan golin e parë në një kampionat europian, pasi Mikautaze barazoi rezultatin.

Edhe pjesa e dytë nisi me shumë ritëm. Talenti i Real Madridit, Arda Gyler i dha avantazhin turqve në minutën e 65’. Në vazhdim, Gjeorgjia e Kvaras e rriti presionin në portën kundërshtare në kërkim të golit të barazimit.

Por, skuadra turke arriti të ruante avnatazhin dhe në sekondat e fundit të takimit, me një kundërsulm të shpejtë realizoi edhe rrjetën e tretë me Akturkoglu.

Klan News