Turqia është zotuar se do të ndërmarrë veprime ligjore diplomatike lidhur me karikaturën e Presidentit Erdogan që u botua nga revista satirike franceze Charlie Hebdo.

Karikatura satirike është tallje e Presidentit Erdogan, ndërsa mediat turke shkruajnë se prokurorët kanë nisur një hetim mbi revistën Charlie Hebdo.

Tensionet mes Turqisë dhe Francës u rritën gjatë ditëve të fundit, pasi Presidenti francez Macron deklaroi se do të mbajë një qëndrim më të ashpër kundër radikalizmit. Reagimi i Macron erdhi pas vrasjes brutale disa ditë më parë të një mësuesi të cilit iu pre koka nga një person i dyshuar si radikal islamik.

Nga ana tjetër, Erdogan u ka bërë thirrje turqve që të refuzojnë mallrat franceze, ndërsa tha se Presidenti i Francës duhet të kontrollohet mendërisht. /tvklan.al