F-16

Për herë të parë Turqia godet shenjestra të Shtetit Islamik në Siri. Katër avionë bombardues turq, sulmojnë tre baza të ISIS, prej kohës kur Shtetit Islamik nisi të avancojë në Irak dhe Siri në vitin 2013.

Televizioni turk raportoi se avionët bombardues turq nuk kanë shkelur hapësirën ajrore të Sirisë, ndërsa goditën qytetin Havar, shumë pranë Kilis, në Turqi. Këtu forcat turke shkëmbyen zjarr me militantët e ISIS dhe një ushtar turk mbeti i vrarë.

Megjithëse është përpjekur t’i vënë krahët konfliktit në Siri, apo për të mbështetur grupet e opozitës islamike, për të pritur mbi 2 milionë refugjatëve, Turqia, pas sulmit në Suruc, po përfshihet me shumë në luftën kundër ISIS.

Duket se zhvillimet morën një rrjedhë tjetër, pas bisedës telefonike mes Presidentit turk, Rexhep Taip Erdoan dhe Presidentit amerikan, Barak Obama, të mërkurën, që shënoi edhe marrëveshjen e arritur mes tyre, sipas të cilës, avionët amerikanë do të përdorin bazën turke të Incirllëk në Turqi për sulme ajrore kundër ISIS.

Sipas korrespondentit të BBC -së për diplomacinë, Xhonatan Markus, kjo marrëveshje mund të sjellë ndryshime në fushatën e bombardimeve ajrore të SHBA-së kundër Shtetit Islamik.

Në fakt, ushtria amerikane e ka përdorur bazën prej 1990, gjatë luftës së parë në Irak, në 2001 dhe 2003 për Afganistanin dhe Irakun.

Policia turke ka nisur edhe një operacion kundër ISIS dhe militantëve kurdë në të gjithë vendin, duke arrestuar 251 persona. Të paktën 5000 policë janë pjesë e operacioneve të bastisjes së 140 pronave në Stamboll. Të ndaluar pati edhe në Ankara dhe Izmir.

Tv Klan