Turqia nuk gjen qetësi. Kushtet ekstreme të motit në Turqi kanë sjellë përmbytje të mëdha në disa zona. Sipas autoriteteve vetëm një person rezulton i zhdukur.

Ndërkohë që dëmet materiale në banesa dhe infrastrukturë janë të mëdha. Mediat turke e kanë përshkruar apokaliptike situatën e reshjeve në tre rajone të Turqisë, përkatësisht në Bartın, Sinop dhe në Kastamonu.

Shiu i madh i cili ka nisur pas mesnatës dhe ka vijuar edhe gjatë të mërkurës ka shkaktuar edhe rrëshqitje të mëdha toke duke bllokuar lidhjen e këtyre zonave me autostradën. Ministria e Familjes dhe Shërbimeve Sociale në Turqi ka akorduar një fond prej 10 milionë lira për zonat  e prekura nga përmbytja.

Muajit e fundit, Turqia, është përballur me një sërë fatkeqësish të lidhura me ndryshimet klimatike. Zjarret e tërbuara dogjën dhjetëra mijëra hektarë pyje përgjatë bregdetit të saj jugor gjatë dy javëve të fundit. Ndërkohë që në Korrik, Turqia regjistroi temperaturën e saj më të lartë që nga viti 1961, 49.1 gradë Celsius.

Klan News