Ministri i jashtëm turk kërkon ekstradimin e gylenistëve

Në çdo vizitë që zhvillohet mes autoriteteve të larta turke me ato shqiptare, kryefjala vijon të mbeten gylenistët.

Ministri i jashtëm i Turqisë Mevlut Cavushoglu ka kërkuar publikisht në konferencën me homologun në detyrë, Genti Cakaj, që i drejtohej me vëllai Genti, të bëhet portë mbrojtëse për anëtarët e organizatës FETO që sipas tij përbëjnë kërcënim jo vetëm për Turqinë por dhe vendin tonë.

“ FETO është një organizatë e kontrolluar nga shërbime sekrete të disa vendeve, dhe përbën kërcënim jo vetëm për Turqinë por dhe Shqipërinë.  Nuk kam shifra të sakta sa janë në Shqipëri, por kemi kërkuar kthimin e anëtarëve të FETO-s. Shqipëria ka hedhur disa hapa, presim të vijojmë më tej. Nuk dëshirojmë që Shqipëria të jetë portë sigurie për FETO-n. Mendojmë se prania e FETO-s është një rrezik e kërcënim për sigurinë e të ardhmen e Shqipërisë. Duhet të hedhim hapa për të ardhmen tonë, ia shpjegova mirë këtë vëllai Gentit, do ia shpjegoj edhe kryeministrit Rama”.

Vetë Cakaj u rezervua të bëjë komente për ketë çështje. Por u ndal tek nënshkrimi i 3 marrëveshjeve, një prej të cilave për njohjen e ndërsjellët të patentave të automjeteve. Ministri turk premtoi që përveç ndërtimit të 500 apartamenteve për të pastrehët e tërmetit të 26 Nëntorit, Turqia do të jap dhe  një kontribut financiar gjatë Konferencës së donatorëve që do të mbahet në 17 Shkurt në Bruksel.

Tv Klan