Një pjesë e madhe e Stambollit u shndërrua në një arenë lufte, ku mijëra protestues dolën sërish në rrugë kundër arrestimit të kryebashkiakut Ekrem Imamoglu në shfaqjen më të madhe të mosbindjes civile në Turqi në më shumë se një dekadë. Të gjitha rrugët që të çojnë në ndërtesën e bashkisë së Stambollit u mbyllën me urdhër të guvernatorit, por rreth 300 mijë njerëz u mblodhën pavarësisht ndalimit.
Për të shpërndarë turmën që donin të niseshin drejt sheshit qendror Taksim i cili është rrethuar plotësisht dhe ruhet nga policia prej ditësh, forcat e sigurisë përdorën spray me piper si dhe ujë me presion për shpërndarjen e turmave.
Ndërkohë që protestuesit hodhën gurë e sende të tjera të forta. Përleshje ndodhen edhe në Izmir edhe Ankara ku policia shpërndau protestuesit me makinat ujëhedhëse.
Të paktën 16 oficerë policie u plagosën gjatë përleshjeve me protestuesit në të gjithë Turqinë dhe të paktën 350 persona u arrestuan. Protestat po organizohen nga studentët, të cilët përpos te tjerash, po kërkojnë edhe dorëheqjen e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Kryebashkiaku i arrestuar Ekrem Imamoglu doli këtë të Shtunë në gjykatë ku rrëzoi të gjitha akuzat ndaj tij për korrupsion dhe terrorizëm. Sakaq, ai në rrjetet sociale i bëri thirrje anëtarëve të Partisë Republikane që të votojnë më 23 Maj, atë si kandidat i tyre për President për garën në këtë parti.
Kryebashkiaku 54-vjeçar i Stambollit Ekrem Imamoglu përballet me akuza, duke përfshirë korrupsionin dhe ndihmën ndaj një grupi terrorist.
Tv Klan