Do luhet me 15% të kapacitetit sfida kualifikuese e botërorit ndaj Letonisë

 Turqia është kombëtarja e radhës që do të luajë me prezencë tifozësh në shkallët e stadiumit. Lajmi është dhënë nga Federata Turke e Futbollit, që konfirmon se dueli i së martës ndaj Letonisë, i vlefshëm për kualifikueset e Kampionatit Botëror, Katar 2022 do zhvillohet në stadiumin “Ataturk” me 15% të kapacitetit.

Impianti mirëpret 76,761 spektator, ndërsa sfidën me Letoninë do kenë mundësi ta shikojnë rreth 11.5 mijë tifozë. Sfida e fundit kualifikues i Botërorit, Katar 2022 e luajtur me prezencë tifozësh ishte ai mes Holandës dhe Letonisë, luajtur mbrëmjen e së shtunës në Amsterdam.

Klan News