Mitsotakis: Ankaraja po përdor refugjatët për të na destabilizuar

Hapjen e portave të kampeve të refugjatëve nga ana e Turqisë, Kryeministri Mitsotakis e ka quajtur si tentative të Ankarasë për të destabilizuar Greqinë. Sipas tij, Turqia po përdor njerëzit e dëshpëruar për të sulmuar kufijtë grek. Mitsotakis tha se nuk do të lejojë asnjë refugjatë të paligjshm që të shkelë në Greqi.

Në krah të liderëve të institucioneve evropiane në rajonin kufitar me Turqinë pranë lumit Evros, Kryeministri grek Mitsotakis i dërgoi një mesazh të qartë Ankarasë së Greqia nuk mund të shtrëngohet dhe nuk do të shantazhohet.

“Kufijtë e Greqisë janë kufijtë e jashtëm të Evropës. Turqia po i keqpërdor qindra mijëra njerëz të dëshpëruar, në përpjekje për të destabilizuar  Greqinë. Shumica e atyre që po sulmojnë kufijtë tanë nuk janë nga Idlib, por rajone të tjera. Askush nuk do të hyjë në territorin tonë në mënyrë të paligjshme, sepse ne jemi të vendosur ta mbrojmë sovranitetin tonë”.

Liderët evropiane deklaruan se refugjatët janë mashtruar me premtime false, ndërsa Frontex do të përforcohet me anije, helikopterë dhe avionë ushtarakë. Deklaratat u dhanë pasi ata zhvilluan një patrullim me helikopter mbi kufirin tokësor grek me Turqinë, si një shfaqje solidariteti me Greqinë, ndërsa përpiqet të mbajë valën e re të emigrantëve pas vendimit të Turqisë për të lejuar lëvizjen e drejt BE të milionave refugjatëve sirianë dhe të kombësive të tjera.

Klan Plus