Turqia: Sulmuesit shqiptarë kanë intuitë para portës

Turqia: Sulmuesit shqiptarë kanë intuitë para portës

16:30 10/10/2019

Demiral: Realizuan 4 gola me Islandën, por edhe ne shënojmë

Turqia ka një pozicionim më të mirë se Shqipëria në renditje, por sfida me kuqezinjtë është e lidhur me atë me Francën. Suksesi me Kombëtaren Shqiptare do t’ia bënte më të lehtë rrugën drejt finaleve të Europianit, mendon mbrojtësi Zeki Çelik.

“Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme si për ne dhe për Shqipërinë. Sigurisht që duam të fitojmë. Nëse fitojmë, do ta kemi kryer një pjesë të mirë të punës dhe pastaj na pret përballja me Francën, që është një finale”.

Merih Demiral, i cili këtë sezon luan te Juventus, e vlerëson intuitën e lojtarëve shqiptarë për të shënuar.

“Shqipëria realizoi 4 gola në ndeshjen e fundit me Islandën, por edhe ne jemi një nga skuadrat që kemi shënuar më shumë në këto kualifikuese”.

Kapiteni Emre Belozoglu iu bashkua punës me grupin. Në ditët e para të grumbullimit ai stërvitej veçmas. Turqia fitoi me rezultatin 2 – 0 takimin e luajtur në Shkodër më 22 Mars. Kjo humbje solli edhe shkarkimin e Christian Panucci.

Tv Klan


Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori