Turqia dhe Greqia duket se kanë gjetur një dritare komunikimi për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes tyre, siç janë zonat detare të cilat shkaktuan polemika të mëdha.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Çavosoglu, është shprehur se javët e ardhshme mund të ketë takim mes dy palëve, ndërsa homologun e tij grek Nikos Dendias e ka konsideruar mik të mirë.

“Tani për tani ekziston një dritare për një dialog më të mirë me Greqinë. Ne po planifikojmë të takohemi javët e ardhshme me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, i cili është gjithashtu një mik shumë i mirë i imi”.

Këto komente, kreu i diplomacisë turke i bëri në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm portugez gjatë vizitës që zhvilloi në Portugali.

Duke komentuar edhe marrjen e Presidencës së Bashkimit Europian nga Portugalia, Çavosuglu u shpreh se ky shtet po përpiqet të jetë sa më shumë objektiv në marrëdhëniet Turqi-Greqi. /tvklan.al